FSHF: Ja dokumentat që vërtetojnë transfertat në llogaritë zyrtare të Tiranës

0

 – Federata Shqiptare e Futbollit, e akuzuar prej ditësh se ka bërë bërë pagesa anti-ligjore dhe jo në llogaritë zyrtare të KF Tirana, dëshiron të informojë opinionin publik dhe anëtarët e saj, se këto akuza rrëzohen nga dokumentat e mëposhtme.

Transaksionet e parave të mbërritura nga UEFA për klubin KF Tirana në 6 tetor 2020, janë kaluar në llogaritë zyrtare të klubit në ABI Bank dhe Union Bank, llogari të cilat dhe aktualisht që po ju dërgojmë këtë komunikim publik, janë të lira dhe kanë kryer pagesa.

FSHF ka qenë dhe mbetet e hapur për të bërë transparencë për çdo pretendim të individëve, mediave dhe anëtarëve të saj, raporton zyra e shtypit në FSHF.

“Dosja.al” ka kontaktuar me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe ka mësuar nga zyrtarët e saj, se para tri-katër ditësh, klubi sportiv i Tiranës, ka bërë nëpërmjet bankës edhe shlyerjen e gjobës prej 16.000 eurosh për dëmtimin e stolave në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen derbi ndaj Partizanit…