Fshiheshin pak metra larg stacionit të policisë, arrestohen 5 shqiptarët në Francë

0

Banda prej 5 shqiptarëve është kapur nga policia e Francës. Mediat e huaja raportojnë se shqiptarët prej muajsh vidhnin shtëpitë e francezëve. Shqiptarët fshiheshin në shtëpinë e një tjetër bashkëatdhetari, i cili ishte integruar në shoqërinë franceze dhe banonte vetëm disa qindra metra larg stacionit të policisë në Nicë.

Në orën 6 të mëngjesit oficerët e policisë së këtij qyteti ishin nisur për të arrestuar të 5 personat, njëri prej tyre kaloi nga ballkoni dhe u përpoq të arratisej përmes çatisë së ndërtesës. Arratisja e tij dështoi pasi ra në prangat e policisë. Të 5 personat u dërguan ditën e enjte në prokurorinë e Nicës për t’u përballuar më pas me drejtësinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu