Gjendja fizike e Sergio Ramos është bërë një temë kryesore në Francë, me mbrojtësin që nuk është në gjendje të luajë për shkak të problemeve fizike.
Spanjolli nuk do të jetë në Champions League ndaj Real Madrid dhe me shumë mundësi 35-vjeçari pritet ti japë fund karrierës si futbollist. Le Parisien shkruan se lojtari është i lodhur nga kjo situatë. Jean-Marcel Ferret, një ish-mjek i kombëtares së Francës, e cilësoi dëmtimin e Ramos si “sindromën e soleusit të vjetër”.“Këto janë dëmtime shumë të bezdisshme, sepse nuk mund të parashikosh kurrë riaftësimin”, tha ai.