Fundoset anija turistike, 3 të vdekur dhe 60 të plagosur

0

Tre persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën nga fundosja e dy anijeve që transportonin turistë në një lumë në jugperëndim të Kinës, raportoi sot agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Rreth 70 persona ranë në lumë kur të dy anijet u përmbysën në qytetin Qianxi, në provincën Guizhou, sipas autoriteteve lokale që folën për Xinhua.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdonin të kërkonin për 14 persona të zhdukur.

Presidenti kinez Xi Jinping kërkoi që të bëhen “të gjitha përpjekjet e mundshme” për të gjetur të zhdukurit dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për të plagosurit.