‘Fundosi’ Sinanajn! Lala: Na u duk i çmendur, kishte listën e atyre që do vdisnin..

0

Gazetarja Klodiana Lala tregoi mbrëmjen e kaluar rastin e bashkëpuntorit të drejtësisë, për rastin e Julian Sinanajt. Në ‘Opinion’, Lala tha se në fillim nuk e kishin besuar pasi iu dukej si dikush i çmendur. Mirëpo çdo gjë ndryshoi tha gazetarja, pas denoncimit që ai kishte bërë në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit e bëri denoncimin publik, e më pas gazetarët dhe policia dëgjuan versionin e të penduarit i cili rezultoi se kishte pasur të drejtë.

‘Eshtë histori shumë e bukur kjo. Kishte vajtur në policinë e Durrësit, e nxorrën me shqelma, mbërrin në gazetën Shqiptare, na tregoi historinë na u duk njeri i çmendur. I njëjti person na vjen 2 ditë më parë dhe na thotë ju kërkojnë jashtë. Ne kontaktuam me policinë, prokurorinë dhe e konsideronin si njeri të cmendur. Policia e kishte monitoruar, nuk e di se si ndodhi por vetë ai u shkroi ish-kryeministrit Berisha, që përdorte qytetarin dixhital dhe shkroi për këtë, ne atëherë u kthjelluam se ai ishte bashkëpuntor. Ne hapëm kamerat e sigurisë, ne injoruam këtë histori saqe nuk mbanim mend cfarë ai kishte thënë. Në atë moment policia pati qasje tjetër. Ai thoshte unë kam marrë përsipër që të vras.. në fund fare rezultoi se kishte të drejtë e se zbërtheu një nga bandat më të forta dhe kishte listën me emrat e biznesmenëve dhe një prej tyre ishte nafte.‘-tha Lala.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu