Funerali i Navalny: Mijëra njerëz mblidhen në Moskë në një protestë anti-Putin, dhjetëra arrestime në të gjithë Rusinë

0

Mijëra banorë u mblodhën në Moskë ditën e sotme për funeralin e liderit të opozitës Alexei Navalny, i cili u shndërrua në një nga mitingjet më të mëdha anti-Vladimir Putin në vitet e fundit.

Më shumë se 45 persona u arrestuan në të gjithë Rusinë të premten t, sipas grupit të monitorimit të të drejtave të njeriut OVD-Info.

Në Moskë, ka të paktën gjashtë arrestime, duke përfshirë një politikan opozitar.

Vetëm në Novosibirsk, u arrestuan 18 njerëz, duke përfshirë një deputet lokal.

10 persona të tjerë u arrestuan në qytetin e Yekaterinburg, në Urale, dhe 10 të tjerë në Voronezh, në perëndim, raporton OVD-Info.

Për momentin nuk ka asnjë raport nga autoritetet për numrin e të arrestuarve.

Varrimi u ndoq nga afër nga disa persona, përveç familjarëve, pasi policia ishte kujdesur të rrethonte zonën me hekura, duke lënë jashtë mijëra njerëz.

Në ditën e vdekjes, më 16 shkurt, të paktën 400 persona u arrestuan në të gjithë vendin në demonstrata spontane nga qytetarët që lanë lule në monumentet për nder të liderit të opozitës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu