Furgoni përmbyset në rrugë pas përplasjes me trenin, gjashtë persona humbin jetën

0

Një aksident tragjik ndodhi në orët e para të ditës së sotme në qytetin Tekirdag të Turqisë duke lënë gjashtë të vdekur.

Mediat lokale raportojnë se një furgon tentoi të kalonte kryeqëzimin e rrugës me shinat e trenit, por u përplas nga ky i fundit duke vrarë gjashtë prej pasagjerëve që gjendeshin në automjet.

Siç duket edhe nga pamjet, rruga ishte e bllokuar duke sinjalizuar kalimin e trenit, por shoferi i furgonit tentoi që të kalonte gjithsesi duke i hapur rrugë një tragjedie të tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu