Furtunë në plazhet e jugut, pushuesit ia mbathin nga sytë këmbët. Krijohen radhë të gjata mjetesh

0

Trafik i rënduar mjetesh është vënë re këtë mesditë në rrugën që lidh Orikumin me Vlorën. Shkak është bërë një stuhi reshjesh shiu që ka përshkruar të gjithë bregdetin e jugut, që ka sjellë dhe largimin e njëkohshëm të qytetarëve nga plazhet.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, të siguruar nga Fax news, radhët e mjeteve kanë qenë kilometrike, ndërkohë që ka pasur një sasi reshjesh të konsiderueshme që kanë rënë.

Shumë prej pushuesve preferojnë fundjavën për të kaluar disa momente relaksi në plazhet e jugut, por ditën e sotme, kushtet e motit nuk kanë qenë aspak në anën e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu