TIRANË- Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij para hapjes së fushatës elektorale ka deklaruar se qeveria e tij ka në dorë fatin europian të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se tashmë qytetarët janë para një kryqëzimi për një palë zgjedhjesh politike dhe një mundësie historike për vendin.
“Fati na e dha ne shansin që t’ia ndryshojmë rrjedhën historisë përgjithnjë. Tamam këtu, tani, një kryqëzim mes një palë zgjedhjesh politike dhe një mundësie historike për Shqipërinë që vetëm në 4 vjet mund të bëhet zonjë e familjes së bashkuar europiane. Vetëm ne kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë. Kemi 30 ditë para për t’u lidhur me çdo shqiptar që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten e vet qytetar të barabartë të BE”, tha Rama.