Bota e futbollit është në zi. Mino Raiola, agjenti i disa prej futbollistëve më të njohur dhe më të mirë në botë dhe mbreti i merkatos, ka ndërruar jetë në Monte Carlo.
I sëmurë prej disa muajsh, ai nuk ia doli dot të fitonte betejën më të rëndësishëm në jetën e tij, duke ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë familja Raiola, nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregon se Mino nuk ia doli dot pas sëmudjes që i mori jetën.
“Në pikëllim të pafund, ndajmë ndarjen nga jeta të agjentit më të kujdesshëm dhe të mrekullueshëm të futbollit që ka qenë ndonjëherë.
Mino luftoi deri në fund me të njëjtën forcë që vendosi në tavolinat e negociatave për të mbrojtur lojtarët tanë. Si zakonisht, Mino na bëri krenarë dhe nuk e kuptoi kurrë.
Mino preku kaq shumë jetë përmes punës së tij dhe shkroi një kapitull të ri në historinë e futbollit modern. Prania e tij do të mungojë përgjithmonë.
Misioni i Minos për ta bërë futbollin një vend më të mirë për lojtarët do të vazhdojë me të njëjtin pasion.
Falënderojmë të gjithë për mbështetjen e madhe të marrë në këto kohë të vështira dhe kërkojmë respekt për privatësinë e familjes dhe miqve në këtë moment pikëllimi.
Familja Raiola”, thuhet në postim.
View this post on Instagram