Futbollisti danez, Christian Eriksen ka postuar për herë të parë foto t ë tij nga spitali ku ndodhet, pas atakut kardiak që pësoi gjatë ndeshjes me Finlandën.
Eriksen thotë se ndihet mirë dhe falenderon të gjithë për urimet e përzemërta, ndërsa shton se po mundohet të kuptojë se çfarë kishte ndodhur në momentin që pësoi atak kardiak.
Postimi i Plotë nga Christian Eriksen
Pershendetje te gjitheve
Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. ️🙏
Jam mirë – në këto rrethana. Ende duhet të kaloj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë. Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luaj për të gjithë Danimarkën.
Gjithë të mirat!