Në një intervistë për “The Players Tribune”, ish-sulmuesi brazilian, Romario de Souza Faria është kthyer pas në kohë duke kujtuar disa momente të paharrueshme gjatë karrierës së tij. Futbollisti i njohur, në këtë intervistë donte të sqaronte disa gjëra gjatë karrierës së tij profesionale.
Ai u ndal në shumë aspekte të jetës, por ajo që mori vëmendjen e të gjithë ishte deklarata e tij për dashurinë dhe zakonin për të kryer marrëdhënie seksuale para ndeshjeve.
“Është si seksi, e di? Duhet të bësh atë që funksionon për ty. Ndonjëherë, ditën e lojës, unë rrija në shtëpi. Nëse zgjohesha me dëshirë, bëja seks me gruan time dhe pastaj shkoja në ndeshje. Në fushë isha i qetë”, u shpreh ai.