Futbollisti iranian përqafoi një tifoze para një ndeshjeje… Thirret nga Komisioni i Etikës

0

IRAN – Ndërkombëtari iranian Ramin Rezaeian (65 ndeshje, 5 gola) përqafoi një tifoze përpara ndeshjes së klubit të tij Esteghal kundër Chadormalu në Ligën Pro të Gjirit Persik, këtë të enjte, më 26 dhjetor, në provincën qendrore të Yazd, në zemër të ‘Iranit.

Ky akt, i cili mund të jetë i dënueshëm, i krijoi lojtarit një thirrje nga Komisioni i Etikës i Federatës së Futbollit iranian, raporton agjencia e lajmeve Tasnim.

Sipas ligjit islamik në fuqi në Iran që nga revolucioni i vitit 1979, një burrë nuk mund të ketë kontakt fizik me një grua jashtë rrethit familjar. Një ligj që do të ishte shkelur nga mbrojtësi i djathtë 34-vjeçar.

Prillin e kaluar, një tjetër lojtar i Esteghlal, portieri Hossein Hosseini, u pezullua për një ndeshje, pasi përqafoi një tifoze gjatë një ndeshjeje të kampionatit. Mediat më pas bënë me dije se Federata e kishte gjobitur me 4.400 euro për “sjellje të keqe ndaj agjentëve të sigurimit gjatë ndeshjes”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu