Futbollistit të Tottenhamit i vrasin të vëllain

0

 

Futbollisti i Tottenhamit, Serge Aurier ka marrë sot një lajm të tmerrshëm. Vëllai i tij, Christopher Aurier, u qëllua për vdekje këtë mëngjes, në Toulouse të Francës.

26-vjeçari mori disa plumba në pjesën e barkut dhe ishte në gjendje të rëndë nga plagët duke mos arritur dot të mbijetojë.

Ai ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Personi që e qëlloi është ende në arrati. Edhe Christopher Aurier ishte futbollist, teksa këtë sezon luante me Toulouse Rodéo, në Divizionin e 5-të francez.

Ai e kishte filluar karrierën e tij te Lens, si vëllai i tij Serge, por pa mundur të kalonte në futbollin profesionist. Christopher Aurier ishte i skeduar nga policia për krime të vogla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu