Zhduket në rrethana të mistershme 15-vjeçari, familja në alarm. Emri

0

 

I riu Shkëlzen Zekaj (15) nga fshati Nekoc i Drenasit ka një javë që është zhdukur, pa lënë asnjë gjurmë.

Policia e Kosovës ka nis hetimin e rastit. Në njoftimin e policisë theksohet humbja e Zekajt dhe kumtohet se kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Policia gjithashtu kërkon edhe ndihmën e çdo qytetari që mund të jep informacion shtesë.

“Ju njoftojmë se më datë 04.07.2020, në stacionin policor në Drenas, është raportuar për një person të zhdukur. Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve. Bëhet fjalë për personin Shkelzim Zekaj, i lindur në vitin 2005, banues në fshatin Nekoc të Drenasit. Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192″, shkruan në thirrjen e Policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu