Futi sende të palejuara në burg, arrestohet narkotrafikanti shqiptar

0

Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme një 40-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar. I ndaluari është shtetasi R.H., banues në Vlorë pasi Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja e sendeve të ndaluara në IEVP”.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë dhe gjykatës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: DVP Vlorë

Policia vë në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin R. H., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja e sendeve të ndaluara në IEVP”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu