Futja e Berishës në selinë e PD, mbështetësi Lisandër Hoxha: Jemi në partinë tonë

0

 Mbërritja e Sali Berishës në selinë e Partisë Demorkatike ka tensionuar në maksimum tensionet brenda kësaj partie, por për mbështetësin dhe përkrahësin e ish-kryedemokratit dhe ish-kryeministrit, Lisandër Hoxhën, ajo që ata po bëjnë është diçka krejtësisht normale. Hoxha u shpreh se ata u futën në partinë  e tyre duke theksuar se do të bëjnë çdo gjë për t’i kthyer legjitimitetin Partisë Demokratike.

“Ka një mbledhje të deputetit Basha, ne nuk e dimë me kë është mbledhur. Nuk ka asnëj lloj tensionimi, është çdo gjë normale. Ky është moment feste për demokratët ndaj ne po mblidhemi të gëzuar, nuk është matje forcash, matjen e forcave e kishim institucionale me 11 dhjetor. Ne jemi në partinë tonë dhe nuk po bëjmë asgjë të keqe veç se po e ngremë, po e rithemelojmë. Ne nuk mund të imagjinojmë çfarë do bëjë Basha, ne do bëjmë gjithçka për ta kthyer PD në legjitimitet”, tha Lisandër Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu