Fytyrat e Reçakut, viktimat që humbën jetën në Kosovë

0

Në fshatin Reçak të Shtimes, në orët e para të mëngjesit të 15 janarit, 1999, u dëgjuan të shtënat e para me armë zjarri.

Fshati që ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, kishte filluar të braktisej nga banorët, për shkak të afërsisë në të cilën ishin vendosur policia dhe ushtria serbe.

Gjatë një aksioni disaorësh, forcat policore dhe paramilitare serbe vranë atë ditë 45 civilë shqiptarë në Reçak.

Shumë prej tyre, sipas ekipeve vëzhguese ndërkombëtare, ishin gjymtuar. Numri më i madh i viktimave kishte mbetur në Kodrën e Bebushit, derisa të vrarë të tjerë kishte në të gjithë fshatin. Mëngjesin e 16 janarit, 1999, në Reçak shkoi William Walker, atëbotë shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Walker ishte personi i parë që alarmoi botën për krimet në Reçak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu