Gara për kryetar dege! Grupi i Rithemelimit publikon EMRAT kandidatë për Mallakastrën

0

Grupi i Rithemelimit ka nisur sot procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në Partisë Demokratike në rrethe. Siç njofton, Komisioni, sot do të zhvillohen zgjedhje për kryetar në degën e PD-së në Mallakastër, ku kandidojnë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj, ndërsa votimi do të zhvillohet te Kinemaja.

NJOFTIMI:

‘Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja. Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë: 1. Astrit Adem Xhafaj, 2. Resmi Bilbil Shanaj Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në dega Mallakastër të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.’- njofton Komisioni i Rithemelimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu