Gara për numrin 2 në PD, zbulohen emrat

0

Ditën e sotme në PD do të mbahen zgjedhjet për nënkryetarët dhe sekretarët.Sipas burimeve te Faxnews në garë për sekretar të përgjithshëm janë Flamur Noka dhe Arben Ristani.

Ndërkohë në garë për postin e nënkryetarit do të jetë Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi. Ashtu siç është paralajmëruar më herët, në mesditë pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes do të miratohen kandidaturat për sekretar të përgjithshëm, nënkryetar dhe sekretariatet e PD.

Në orën 17: do të zhvillohet mbledhja e Këshillit e Kombëtar të Partisë Demokratike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu