Garo: Basha është pakicë. Zogaj: E mat ti me sy, me ca e ke numëru?

0

Ish-deputeti Preç Zogaj ka debatuar ditën e sotme ne me Drejtoreshën e Komunikimit e Komisionit të Rithemelimit të PD-së Floriana Garon, në lidhje me situatën aktuale të partisë. Gjatë emisionit ‘Opinion’, Zogaj tha se Bashës, i është dhënë ultimatum për të liruar zyrën, ndërkohë që Garo u shpreh se kjo është bërë pasi Basha është pakicë. Zogaj ka vazhduar sërish duke vënë në dyshim fjalët e Garos dhe e ka pyetur nëse i ka numëruar mbështetësit e Bashës, që deklaron se ai është pakicë.

Debati:

Zogaj: Nuk duhet të lëmë pa nënvizuar faktin që Lulzim Bashës i është dhënë një ultimatum për ndyshe do të të nxjerrim nga zyra

Garo: Sepse është pakicë.

Zogaj: Me ca e matët, me ca e matët. E mat ti me sytë e tij

Garo: Me sy me sy, janë 44 mijë anëtarë, që kanë votuar shkarkimin.

Zogaj: Me ca i ke numëruar, me ca janë numëruar ato kush i ka numëruar. I ke numëruar ti.

Garo: Janë në listat e anëarësisë.

Zogaj: Bardeli lexoi emrat e 4 mijë e ca vetave. Edhe ata i kanë të lexuar emrat së paku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu