Gati për dasmën e shumëpritur, zbulohen disa nga detajet e ceremonisë së Dafinës dhe Kreshnikut

0

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji po vijojnë me përgatitjet e dasmës dhe fansat mezi presin të marrin vesh më shumë.

Partneri i Dafinës ka publikuar një ftesë dasme, duke na treguar se ka nisur shpërndarja e ftesave për të ftuarit në dasmën VIP.

Gati për dasmën e shumëpritur, zbulohen disa nga detajet e

Së pari, me përgatitjet po merret burri. E ftuar në “E Diela Jonë”, Dafina pohoi se Kreshniku po merret me përgatitjet. Ajo thjesht është përfshirë nga pak, nga ana e muzikës.

“Nga fundi i vitit, me kismet e kemi lënë të martohemi”, tha ajo, duke shtuar se nuk do që të bëjë dasmë në sezon veror.

Në lidhje me fustanet, Dafina u shpreh:

“Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk dua të ndërroj shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur të ndërroj vetëm dy fustane”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se dasma është diçka shumë personale. “Kam dashur njerëz që ma duan të mirën si njeri, jo vetëm për t’u dukur”, u shpreh këngëtarja.

Kush do të performojë në dasmë?

Do të performojë Afrim Muçiqi, sigurisht edhe artistë të tjerë, të cilët për momentin nuk i dimë.

Plane për një bebush? Patjetër që është në planet e çiftit. Në intervistën e saj në “Radar”, këngëtarja tha “Unë bebet i dua shumë, shumë, shumë. Edhe shyqyr që i do edhe ai shumë”, u shpreh Duffy, referuar partnerit të saj, Kreshnikut. “Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndoshta. Kam plane”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu