“Gati sa nuk më ra të fikët…”/ 8-vjeçari i bën ‘dëmin’ familjes, porosit 70 mijë karamele nga telefoni

0

Një grua nga Kentucky ka mbetur e habitur kur gjeti në pragun e shtëpisë së saj kuti me 70,000 karamele. Të gjitha këto i kishte porositur djali i saj 8-vjeçare teksa luante me telefonin e saj.

Mediat e huaja shkruajnë se Holly LaFavers se u përpoq t’a ndalonte porosinë e Liamit nga Amazon para se të mbërrinin ëmbëlsirat, por ishte tepër vonë. Amazon kishte dërguar tashmë 22 kuti në shtëpinë e saj.

“Ai më tha se donte të organizonte një karnaval dhe porositi karamelet për karnavalin e tij”, tha Lafavers.

Surpriza u bë edhe më e madhe kur ajo pa llogarinë e saj bankare. Ai kishte paguar rreth 4,000 dollarë për porosinë.

Kur pashë numrin, gati sa nuk më ra të fikët”, tha Lafavere.

Pastaj, ai zbuloi se mungonin tetë kuti të tjera nga porosia. Për fat të mirë, ajo arriti t’ia kthente kutitë dërguesit dhe i mori paratë mbrapsht, megjithëse me pak vështirësi.