Kateryna Yurko ishte në dyqanin e saj kur raketa e parë goditi tokën. Përplasja e tronditi! Ishte shumë, shumë e zhurmshme. Ajo dhe punonjësit e saj vrapuan në bodrum. Dyqani i Yurko është përballë rrugës nga kulla televizive e Kievit, e cila u godit nga një sulm rus të martën, ku edhe humbën jetën 5 persona. Të mërkurën në mëngjes, Yurko ishte kthyer në punë duke pastruar xhamin e copëtuar dhe mbeturinat, por shumica e mallrave të saj ishin zhdukur.
Yurko tha se ngjarjet e ditëve të fundit e kishin ngurtësuar vendosmërinë e saj.
“Nuk kam më frikë. E di që Ukraina do të fitojë,”- tha ajo. Yurko ka tre fëmijë dhe të gjithë e kuptojnë se çfarë po ndodh. Ajo ka shfaqur një video të vajzave të saj binjake 5-vjeçare duke kënduar himnin kombëtar. Yurko tha se fëmija i saj tjetër, i cili është 18 vjeç, është vullnetar në Forcat e Mbrojtjes Territoriale, e cila është njësia ushtarake vullnetare e forcave të armatosura të vendit.
Yurko ka gatuar gjithashtu borscht, gatim tradicional ukrainas dhe ka bërë kokteje molotov për njësitë e Mbrojtjes Territoriale.
“Dy gjërat më të rëndësishme që një grua ukrainase duhet të dijë është se si të bëjë borscht dhe molotov,“-tha ajo.
Yurko tha se ajo dhe miqtë e saj kanë bërë disa mijëra kokteje molotov ditët e fundit, duke përdorur deri në 2 ton benzinë.