Gazeta Gjermane Blick titullon në shqip: ”Vaksinohuni!”

0

Në një kohë ku pandemia Covid ka pushtuar të gjithë globin çdo qytet e shtet, njeri, intelektual apo politikan, i bën thirrje çdo qytetari të shkojë të vaksinohet.

Këtë gjë e ka bërë dhe gazeta gjermane Blick, e cila ka titulluar në shqip “Ju lutem vaksinohuni”. Mesa duket shifrat e vaksinimit në shtetin shqiptar kanë qenë shqetësuese për këto shtete.

Rikujtojmë që ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje herën e fundit me një postim në rrjete sociale, ku thotë se:

”🧪 Muaji Shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit masiv për qytetarët mbi 18 vjeç, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, të aktiviteteve të biznesit dhe jetës së përditshme.

👉Kemi hartuar planin për përballimin e valës së koronavirusit gjatë vjeshtë-dimrit, por mbetet thelbësor bashkëpunimi me qytetarët për të frenuar përhapjen e epidemisë.”

#VaksinatShpëtojnëJetë💉
#ShqipëriaBuzëqesh🌼

Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu