Gazetari për konferencën e Ramës: Është bërë shumë usta! Këto janë 4 skenarët e vërtetë që na presin

0

Nga Klodian Tomorri:

Perfundimisht eshte bere shume usta

Doli para mediave dhe foli per krizen e rende. Shpalosi planin me tre pika, ku 2 nga pikat ishin s’do kete kufizime dhe nuk do kete rritje te cmimit per familjet dhe biznesin e vogel. Dmth dy nga pikat e planit ishin qe nuk do bejme asgje.

Mediat i peshkoi. Te gjithe u leshuan me titujt lehtesues; kryeministri jep lajmin e mire, nuk ka rritje cmimi energjie per familjet dhe biznesin e vogel etj etj. Fitore e madhe me nje fjale.

Askush nuk ben pyetjen me the thjeshte dhe llogjike te mundshme; mire per familjet dhe biznesin e vogel s’do rritet, por me biznesin e mesem dhe te madh cfare do ndodhe?

Se dyti, cfare nenkuptohet me biznes i vogel se ketu eshte bere nje lemsh i madh me kategorizimin e biznesit qe nuk merret vesh me. Dmth ku do te filloje kerbaci?

Tani ajo qe nuk kuptova une, eshte kjo:

Do rrise cmimin direkt per te gjitha bizneset me xhiro mbi 10 milione leke ne vit.

Do rrise cmimin direkt per biznesit me xhiro mbi 14 milione leke ne vit?

Do e rrise vetem per ata qe jane te lidhur ne tensionin e mesem?

Apo do i nxjerre jashte nga furnizimi i rregulluar per te bere rritje te fshehte, qe kur te kthehen tek furnizuesi fundor, dmth OSHEE, t’u kercase 300 lekeshi per kilovat ballit?

Nga 1 janari, nje nga keto kater skenaret siper eshte ngjarje e sigurte me probabilitet 1. Me pas pyetjet vazhdojne:

Kur t’u rritet ketyre bizneseve cfare do ndodhe?

Do ia percjellin konsumatorit ne cmimet e produkteve apo sherbimeve qe ofrojne?

Apo do dalin nga tregu per shkak se do mbyten nga konkurrenca e bizneseve te vendeve te tjera fqinje, te cilat e kane koston e energjise shume me te ulet.

Nejse. Mediat i peshkoi. Kjo ka rendesi. Per ca dite tirujt do jene keshtu; Rama jep lajmin e mire, nuk ka rritje cmimesh.

Nderkohe ju te biznesit te mesem dhe te madh kapni garuzhdet te henen dhe tek sheshi se e hengret shkopin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu