TIRANË- Gazetarja Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar. Vasili ka arritur të sigurojë 7 vota pro zgjedhjes së saj. Në votimin e djeshëm asnjë nga kandidatët nuk e mori numrin e nevojshëm të votave për të marrë postin e drejtuesit të RTSH-së. Gazetarja Eni Vasili do të qëndrojë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, me një mandate 5-vjeçar.
Në votimin e sotëm gara ishte mes tre më të votuarve nga dje, Eni Vasilit, Xhoi Jakajt dhe Ëngjëll Musai. Këshilli i ri Drejtues i Televizionit Publik vendosi më 1 prill të nisë nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).
Anëtarët e sapozgjedhur të këshillit rrëzuan të gjithë procedurën që ishte hapur më 6 janar, për zgjedhjen e drejtorit, duke e shpallur atë të pavlefshme për shkak të shkeljeve që Kuvendi gjeti në proces. Këto parregullsi ishin një nga arsyet që çuan në shkarkimin e 11 anëtarëve të mëparshëm të bordit drejtues.