Gazetarja Mejdini: Ka gra shqiptare që drejtojnë shtëpitë e hashashit në Londër

0

– Gazetarja Fatjona Mejdini ka bërë me dije se ka femra shqiptare që drejtojnë të ashtuquajtura “shtëpitë e barit” në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë fjalës së saj në emisionin “Opinion”, ku flitet për rolin e grave në botën e krimit të organizuar, ajo ka treguar detaje të tjera, duke shtuar se femrat atje kanë më shumë mundësi të angazhohen se në Shqipëri.

“Kemi vënë se femrat kur shkojnë jashtë, kanë më shumë mundësi, bëhen edhe drejtuese të shtëpive të hashashit në Londër. Femrat kur lëvizin jashtë marrin më shumë iniciativa edhe në krimin e organizuar,”-tha ajo në fjalën e saj gjatë emisionit.