Gazetarja rrëfen historinë e trishtë/ “Humba bashkëshortin dy muaj pas lindjes së vajzës”

0

Gazetarja e njohur, Odeta Gjevori, ka treguar historinë e saj të dhimshme të humbjes së partnerit, Julit, me të cilin njihej prej 10 vitesh dhe bashkëjetoi 7 vite.

Gjevori foli për marrëdhënien që kishte me Julin dhe eksperiencën e tyre të përbashkët në tre televizione.

Gazetarja tha se partnerin e humbi gjatë kohës së pandemisë, dy muaj pasi erdhi në jetë vajza e tyre.

“Unë isha dhe shtatzënë në atë periudhë dhe ruheshim pak më shumë për arsye të shëndetit. Por ndonjëherë gjërat janë të caktuara nga Zoti dhe ndodhin ashtu siç ndodhën. Për ironi ka persona që nuk janë ruajtur fare ose me një shëndet të lig. Juli nuk vuante nga asnjë sëmundje, thjesht kështu ndodhi.

Ai ishte 35 vjeç, kishim diferencë vetëm një vit bashkë me njëri-tjetrin. Kishim 10 vite që njiheshim… Kemi punuar në 3 televizione bashkë sepse Juli mbulonte pjesën e teknikës, domethënë operator te pulti, montazhier te lajmet këtu në “Klan”. Në 3 televizione kemi bashkëpunuar.

Ka qenë dhe e bukur sepse kemi qenë po bashkë me njëri-tjetrin, aty ziheshim, aty pajtoheshim. 10 vite, 7 vite bashkëjetesë. Pastaj nga gjithë kjo dashuri e madhe erdhi Hana, drita jonë. Hana është ai simboli i dashurisë që kisha unë me Julin, është vajza ime që është 2 vjeç e 3 muaj, është si Hanë, siç ka emrin.

Gazetarja rrëfen historinë e trishtë/ “Humba

Sigurisht, ajo ishte motivi, ishte shumë e vështirë sepse siç e tha dhe Katerina, të jesh një dyshe aq e fortë, fakti që unë jam sot deri këtu është edhe merita e Julit sepse të bësh këtë punë të vështirë Katerinë ti e di shumë mirë se sa sakrificë është. Duhet të kesh një partner, i cili të kupton e para e punës dhe pastaj të të suportojë në shumë gjëra të tjera”, u shpreh ajo

Më tej, gazetarja rrëfeu se ka qenë puna që e ka bërë të largojë mendjen dhe të mbledhë sadopak veten m e ikurajimin e familjarëve dhe kolegëve.

“Ka qenë pak situatë e vështirë, por unë kam pasur gjithmonë mbështetjen e Julit dhe në momentin që ndodhi kjo sikur m’u prenë krahët, sikur iku gjysma më e mirë. Në pritje të ëmbël, sapo linda vajzën, pas dy muajsh ndodhi fatkeqësia.

Isha akoma në atë pjesën e përhumbjes, nëse do ta themi kështu, nuk isha akoma e vetëdijshme se çfarë ndodhi. Më është dashur shumë forcë që ta përballoja rikthimin në punë dhe për këtë falenderoj prapë familjen time, por edhe kolegët e mi që më sugjeruan që të vija më përpara në punë. E kisha shumë të vështirë në fillim sepse mori një kthesë ndryshe jeta.

Më përpara banoja këtu, tani jam kthyer tek prindërit e mi dhe duhet ta bëj për shkak të vajzës duke qenë se nuk e kam në çerdhe, çdo ditë Tiranë-Elbasan. Më duhej të mësoja makinën e shumë gjëra të tjera, por asgjë nuk është e pamundur. Çdo gjë superohet, arrihet nëse e do diçka. Jemi këtu ku jemi sot”, theksoi Odeta Gjevori./ CNA.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu