Gazmend Bardhi si dëshmitar në seancën ndaj Paplekajt, gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë (Arsyeja)

0

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë që deputeti i PD Gazmend Bardhi të thirret si dëshmitarë në seancën në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan .

Në seancë gjykata ka thirrur si deshmitare familjarët e viktimës Pjerin Xhuvani , por që nuk u paraqiten, se bashku me avokaten Rezarta Tahiraj.

Prokuroret Ritvan Sukaj, Platina Alickaj kanë kërkuar që përvec 59 deshmitarëve të thirret edhe drejtuesi politik i grupit të punes të PD ne Elbasan Gazmend Bardhi.

Kjo kerkese e ka detyruar gjykatën të tërhiqet për të marrë vendim për kërkesen e prokuroreve.

Pas tërheqjes për vendim, gjykata e hodhi poshtë vendimin e prokurorisë me arsyetimin se Z. Bardhi duhet të ishte thirrur më herët në proces.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu