Gazment Bardhi ‘plas bombën’: Ai që bëri fushatë për Orlando Rakipin shfaqet në krah të Berishës

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se krah ish-kryeministrit Sali Berisha sot ka qenë një person që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, Orlandon Rakipin ne Vore.

 

Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Bardhi tha se personi në fjalë, ishte ulur në rresht të parë.

 

“Firmat nuk janë dorëzuar tek Partia Demokratike. Unë sot në foltoren e Berishës kam parë një person që për zgjedhjet e 25 prillit ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit në Vorë. Pra votuesi i kryeministrit Edi Rama dhe mbështetësi i Orlando Rakipit ishte sot me Berishën dhe bënte thirrje për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ishte në rreshtin e pare,”– tha Bardhi.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu