Gdhendën në trup tatuazhin ‘Forever’/ Zbulohet ish-i dashuri i Beatrix Ramosajt (FOTO)

0

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” shumë prej banorëve kanë treguar histori të tyre personale. Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, e cila ka folur për ish-partnerin e saj.

Trixa ka folur shpesh për historinë e dashurisë me banakierin, ku zbuloi se ishte lidhja e saj e parë e konsoliduar dhe mori fund për shkak të intrigave. Këngëtarja ka shtuar se ata kanë qëndruar 3 vite bashkë dhe ishin shumë të dashuruar.

Por jo vetëm kaq, pasi ata kishin edhe një tatuazh për dashurinë e tyre. “Forever” (përgjithmonë” ishte tatuazhi që Elvi Cenolli dhe Beatrix Ramosaj gdhendën në trupin e tyre, kujtim që tani më është fshirë së bashku me historinë e tyre.

Pas ndarjes këngëtarja deklaroi se e vlerësonte shumë ish-partnerin pasi e kishte mbështetur dhe motivuar shumë, megjithatë kishte ardhur koha “që të zgjohej pasi gjithçka kishte një fund”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu