Genc Fuga u operua për 19 mijë euro në spitalin amerikan, deputetja Gjergji: Makabër t’i thuash pacientit vdis nëse nuk i ke lekët

0

Deputetja demokrate Zheni Gjergji ka reaguar për rastin e aktorit Genc Fuga, i cili duhej t’i nënshtrohej urgjent një ndërhyrjeje kirurgjikale që i kushtoi 19 mijë euro në spitalin privat Amerikan. Zheni Gjergji shkruan se është makabër t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit, ti do duhet të vdesësh. Deputetja thotë se qytetarët shqiptarë e kanë të papërballueshme të paguajnë pagesat e larta të privatit për disa shërbime që nuk janë pjesë e QSUT.

👉Është poshtërsi dhe sjellje makabër t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit ti do duhet të vdesësh.
📌Është e padëgjuar në asnje vend të botës.

👉Ështe kriminale në fakt .
Rasti i fundit, i publikuar mbrëmë duhet të jetë një moment revolte për të gjithë ne, pasi ky shërbim urgjence duhet të jetë pjesë e shërbime të 📍QSUT .

Shumat marramendëse të këtij trajtimi janë të papërballueshme për shqiptarët, që shpesh trajtohen ca si të nënës e ca si të njerkës!

👉Detyra jonë si ligjvënës është kërkesa e rritur ndaj Ministrisë së Shëndetsisë për ta rregulluar një herë e mirë këtë situatë alarmante me të cilën përballen shqiptarët çdo ditë!

🙏🏼Nga ana tjetër ishte kaq pozitive ndjesia e solidaritetit mbrëme, ku vetëm në 1 orë u bashkuan shqiptarët për të shpëtuar jetën e aktorit të dashur jo vetëm për artëdashësit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu