Genc Salihu i vë në diskutim cilësinë e këngës/Mentor Haziri: Artist i dështuar

0

TIRANË – Reagime të forta kanë pësuar deklaratën e Mentor Hazirit se juria e Fest60 nuk e vlerëson artin e vërtetë dhe se nuk i do shqiptarët e Kosovës dhe përplasja më e fundit ka qënë mes kantautorit Genc Salihu dhe këngëtarit Mentor Haziri.

Genc Salihu, me anë të një statusi në  rrjetin social Facebook ka thënë se nëse kënga është aq e mirë le të publikohet dhe të vlerësohet nga vetë publiku. Më pas le të vendosin sipas tij nëse Festivali është i korruptuar  ose jo.

“Sa here vjen koha e RTSH fest, me duhet me scroll neper idhnimet e atyne qe nuk u osht pranu kanga. ‘Korrupsion’. Te njejtit, shpesh, kane marre pjese ma heret & jane knaqe, por sot ‘e vertetuan se festivali qenka i ndyre’. A dini cka? Kur ta boni nji kange te hajrit, e nuk ju pranohet, publikojeni ta ndigjojme se sa i korruptuem qenka festivali. Sot, krejt cka nuk na pelqen, e quejme ‘korrupsion’. PS – normal qe Elvana Gjata nuk fiton me kange stupid! S’mundet kurrkush me i pase krejt cka don, all the time, vec pse i ka dajët e forte”, shkruan Salihu.

Pasi është pyetur se çfarë mendon për këtë deklaratë Mentori ka thënë se nuk do që t’i jap vëmendje artistëve të dështuar që marrin famë në statuset e tij dhe nuk ka pranuar as  t’ja përmendë emrin.

“Nuk e kam ndërmend me ju dhanë vëmendje njerëzve që realisht kanë dështuar të jenë artistë dhe kacavirren në statuset e mia”, ka thënë këngëtari Haziri.

Salihu nuk ka dashur të flasë më shumë rreth kësaj teme dhe ka zgjedhur ta fshijë më pas postimin. sh-vokalisiti i Kthjellu dhe këngëtari Mentor Haziri ka shpërthyer ndaj organizuesve të festivalit të RTSH-së që ka nisur për gatitjet për mbajtjen e tij për herë të 60-të këtë vit. Në një postim në Facebook, Haziri shkruan se është një turp që kënga e tij e okrestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda dhe e shkruar nga ai nuk u pranua në konkurim pa asnjë arsye të vetme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu