Genta Ismajli dhe partneri zbulojnë gjininë e binjakëve

0

Genta Ismajli dhe partneri i saj Usta dhanë para disa kohësh lajmin e bukur se ishin në pritje të ëmbël dhe bebet ishin binjakë.

Ajo ka zbuluar ditën e sotme gjininë e binjakëve në një festë të bukur me tulllumbacë.  Para hapjes së kutisë, Genta tha se kishte ndjesinë se kishte dy djem, ndërsa Usta u shpreh se ata do kenë një djalë dhe një vajzë.

Duket se ai ka pasur të drejtë pasi nga kutia ka dalë një tullumbace rozë dhe një blu duke konfirmuar kështu se çifti do të bëhen prindër të një djali dhe një vajze.