George Weah humbet në balotazh, ishi i Milanit nuk është më president i Liberisë

0

LIBERI – George Weah nuk është më president i Liberisë. Fituesi i zgjedhjeve (në balotazh) është Joseph Boakai, ish-zëvendëspresident (nga 2006-2018), i cili fitoi 28 mijë vota më shumë se ish-fituesi i “Topit të Artë” dhe sulmuesi i Milanit.

Një humbje me pak më shumë se një qind (Boakai fitoi 50,89% të votave), por nuk do të ketë rinumërim:

“Rezultatet e shpallura këtë mbrëmje, edhe nëse nuk janë përfundimtare, tregojnë se zoti Boakai ka një avantazh që nuk mund të rikuperohet”,- ka pranuar presidenti në largim.

“Është momenti i elegancës në disfatë. Populli liberian ka folur dhe zgjedhja e tij do të nderohet dhe respektohet”,- tha ish-i i Milanit, cituar nga “L’Equipe”.

Weah, sipas shtypit liberian, pagoi shtrenjtë për rastet e korrupsionit që përfshinin anëtarë të qeverisë së tij. “Ju ftoj të ndiqni shembullin tim dhe të pranoni rezultatin. Opozita? Më duhet ta përtyp humbjen”.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu