Gërmojnë gropën 6 metra të thellë në Kishën e Shën Mërisë pasi mendonin se do gjenin florinj. Policia u vihet autorëve nga pas

0

Gërmuan gropën 6 m të thellë pasi mendonin se aty fshihej një arkë me florinj.
Persona ende të pa identifikuar kanë shkaktuar dëme të mëdha në kishën e Shën Marisë në fshatin Vodicë të Kolonjës.

BW raporton se sipas punonjësve të institucionit fetar, personat e përfshirë në ngjarje kanë hapur një gropë mbi 6 metra të thellë dhe 1 metër të gjerë te pagëzimorja e kishës.

Sipas tyre, kjo ndodh për faktin se mendohet se në kishë ka florinj. Kjo nuk është hera e parë që shkatërrohen objektet e kultit në Ersekë. Sipas informacioneve nga policia, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu