Deputeti i Partisë Demorkatike dhe kryetari i degës nr.7 në Tiranë, Lefter Gështenja është treguar i gatshëm të heqë edhe dorë nga mandate i toj nëse kjo gjë do t’i shërbente Partisë Demokratike. I pranishëm në mbledhjen që po zhvillohet me krerët e degëve në selinë blu, Gështenja i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të bëjë hapa pas e armëpushim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas tij, PD është në krizë dhe ka nevojë për një platform ringritjeje.
“Rrugët e bashkimit: një hap pas të dy Basha dhe Berisha, qetësohet situata dhe të ketë një armëpushim. Dhe pastaj një platformë për të çuar në zgjidhje. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Kemi një problem dhe duhet të gjejmë zgjidhje. Të gjithë bashkë të ringeejmë pd dhe të ecim para. Duhet të bashkohemi. Jam i gatshëm tël ë dhe mandatin tim nëse kjo gjë e ndihmon PD dhe i shërben kësaj situate,”- ka thënë Gështenja.