Getafe bën ofertën, 2 milionë euro për sulmuesin shqiptar Rey Manaj

0

Për lojtarin e kombëtares kuqezi janë të interesuara edhe dy skuadra të tjera, përveç skuadrës së vogël pranë Madridit

Getafe vazhdon të krijojë skuadrën e saj për sezonin e ardhshëm. Një nga emrat që ka dalë orët e fundit është ai i sulmuesit shqiptar Rey Manaj. Ka disa media që janë të interesuara për sulmuesin, ndërkohë që ‘MARCA’ ka mundur të konfirmojë, se negociatat po zhvillohen mes Barcelonës dhe Getafes.

Pavarësisht kësaj, pozicionet ende nuk janë afruar sa duhet që lojtari të zbarkojë në ‘Coliseum’, pasi janë edhe dy skuadra, siç raporton gazeta spanjole, që konkurrojnë me azulonet për ish-sulmuesin e Spezias dhe Albacetes. Operacioni mund të mbyllet me rreth dy milionë, një çmim i ngjashëm me atë që skuadra italiane mund ta kishte blerë lojtarin si huazim sezonin e kaluar.

Në Spezia, Rey Manaj luajti 30 ndeshje dhe shënoi pesë gola. Barcelona e ka atë në listën e lojtarëve të larguar dhe një shitje do të ishte ajo që do të dëshironte Joan Laporta. Raportohet gjithashtu, se sulmuesi shqiptar nuk do të jetë nesër në fillimin e stërvitjeve të skuadrës së Xavit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu