Gëzon respekt kudo/ Tifozët e Interit përshëndetën Modriç me duartrokitje

0

Me karakterin dhe aftësitë e tij mesfushori ia ka dalë të fitojë simpatinë e të gjithëve. Një gjë e tillë u pa qartë në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme mes Inter dhe Real Madrid, teksa gjatë momentit kur zëvendësohet për ti lënë vendin Kamavingas sheh gjithë “Giuseppe Meazza-n” të duartrokasë në shenjë respekti për të. Një gjest ky që meriton vlerësim.

Pas ndeshjes, Modriç reagoi në Instagram duke falenderuar tifozët e Interit për momentin e veçantë që i rezervuan.

Ndërkohë takimi mes zikaltërve dhe Realit të Madridit është mbyllur me fitoren minimale 0-1 të gjigantëve spanjollë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu