Mjelma e plagosur me çifte
Një mjelmë në Liqenin e Pogradecit është plagosur me çifte ditën e djeshme nga persona të paidentifikuar.
Zyrtarë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura bëjnë me dije se autorët e kanë qëlluar mjelmën me çifte, me qëllim për ta vrarë e më pas ta balsamosnin. Mjelma e plagosur është transportuar nga Liqeni i Pogradecit në Parkun e Divjakës, me shpresën se do të rehabilitohet.
Edhe policia ka reaguar lidhur me këtë rast, duke thënë se është në dijeni dhe po punon për identifikimin e autorëve.