SPANJË- Në Champions League, Barcelona-Inter përfundon me shifrat 3-3 në raundin e katërt të Grupit C. Një barazim i hidhur, por thelbësor për zikaltrit e Simone Inzaghit që shohin 1/16; (Mjafton të mposhtin Viktoria Plzen për të kaluar). Në Camp Nou Barcelona do të kalonte në avantazh në minutën e 40′ nga Dembele.
Ndërsa në pjesën e dytë Inter hyri fuqishëm në lojë pasi Barella në minutë e 50′ dhe Martinez në 63′ shënuan dy herë për Interin. Barcelona u hodh e tëra në sulm dhe në minutën e 82′, Lewandowski barazoi shifrat, por Gosens riktheu Interin në avantazh në minutën e 89′.
Megjithatë Barcelona nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi Lewandowski do të shënonte sërish në minutën e 92′. Në fund të takimit, Asllani kishte mundësinë të shënonte, por tentativa e tij u prit nga Ter Stegen.