Gjashtë muaj pas emërimit, shkarkohet zv.ministri i Mbrojtjes Dorian Tola

0

Zëvensës ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola është liruar nga ky post me vendim të Këshillit të Ministrave.

Dorian Tola u emërua në këtë post vetëm 6 muaj më parë, ndërsa një muaj pas emërimit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes erdhi Pirro Vengu.

Arsyet e lirimit të Tolës nga detyra nuk bëhen të ditura.

VENDIMI PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.