Gjenden dy gra të vdekura në Itali, njëra prej tyre e djegur

0

Dy gra janë gjetur të vdekura në Naro, Agrigento të Italisë, në dy shtëpi të ndryshme.

Trupi i njërës prej dy viktimave, të dy shtetase rumune, është djegur.

Hetuesit po vlerësojnë hipotezën e një vrasjeje të dyfishtë.

Zbulimi tragjik u bë nga zjarrfikësit të cilët iu përgjigjën gjatë natës zjarrit në Vicolo Avenia.

Menjëherë pas kësaj, gruaja e dytë u gjet e vdekur në via Da Vinci, mes një ‘pellgu me gjak’.

Karabinierët dhe departamenti i operacioneve të Agrigento po vijojnë hetimet.

Nga të dhënat paraprake, mund të bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë, pasi shtëpitë nuk janë shumë larg njëra-tjetrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu