Dy armë të tipit “Kallashnikov” janë gjetur në makinë e djegur tip “Toyota” në zonën e Thumanës mbrëmjen e sotme.
Dyshohet se makina dhe dy armët janë përdorur në atentatit ku mbetën të vrarë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani në Astir.
Mësohet se mjeti “Toyota” është raportuar në policinë e Tiranës, pasi targat e mjetit të djegur rezultuan të vjedhura.
Nisur nga zona ku është gjetur makina forcat e policisë pritet të ndërmarrin një operacion kontrolli në zonën e Thumanës, Niklës e Fushë Krujës.
Ndërkohë, makina do t’i nënshtrohet një ekspertize të imët nga ekspertët të cilët do të punojnë për të gjetur gjurmë që mund të çojnë drejt identifikimit dhe arrestimit të autorëve.