Gjenden hendbollistët e rinj nga Burundi të “zhdukur” në Kroaci

0

Dy anëtarët e zhdukur të ekipit të hendbollit të kadetëve të Burundit, të cilët u zhdukën në Rijekë, Kroaci në fillim të gushtit gjatë Kampionatit Botëror të Hendbollit për të  rinj, u gjetën në Beglia të Burundit, ku kërkuan azil, njoftoi Administrata e Policisë Kroate. Në këtë moment po përcaktohet identiteti i të tjerëve, shkruan Index.hr.

Dhjetë të mitur nga Burundi, të lindur në vitin 2006, kanë udhëtuar drejt Rijekës për Kampionatin Botëror të Hendbollit për Kadetë. Para ndeshjes me Bahreinin, dhjetë hendbollistë të rinj nga Burundi u zhdukën më 9 gusht nga kampusi universitar në Rijeka, ku po qëndronin. Ata nuk u janë përgjigjur telefonatave, zhdukja e tyre është denoncuar në polici, ndaj janë marrë masa dhe veprime për gjetjen e tyre.

Si rezultat i kërkimeve policore, Autoriteti Kufitar mori njoftim nga Shërbimi Belg i Migracionit se dhjetë shtetas Burundianë, të mitur të pashoqëruar kishin kërkuar azil në Belgjikë.Kampionati Botëror i Hendbollit për të rinj u luajt në Rijeka, Opatija, Varaždin dhe Koprivnica nga data 2 deri më 13 gusht. Morën pjesë 32 ekipe kombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu