Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohen se janë nga lufta e fundit në Kosovë

0

Policia ka njoftuar ditën e djeshme se në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren janë gjetur mbetje mortore. Sipas policisë, disa punëtorë kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije.

Sipas Express, policia dyshon se mbetjet mortore mund ti përkasin periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet janë dërguar në njësinë e krimeve të luftës.

Njoftimi i plotë i policisë:

GJETJE E MBETJEVE MORTORE /Rr. Shefqet Berisha, Prizren, 19.03.2021 – 09:45. Punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije. Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu