Gjenden në një makinë 47 mace, jetonin me pronarin e tyre

0

47 mace janë shpëtuar nga një automjet i parkuar në vapë të madhe në Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Macet kishin jetuar në makinë me pronarin e tyre, i cili kohët e fundit kishte mbetur pastrehë, por nuk donte t’i linte kafshët pas.

Temperaturat në zonë shkuan në 32C, ditën kur macet u shpëtuan. Ndërsa brenda makinës, temperatura ishte shumë më e lartë.

Pasi 47 macet të jenë ekzaminuar dhe trajtuar, ato do të sterilizohen dhe do të vihen në dispozicion për birësim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu