Gjenden të vrarë brenda makinës një burrë dhe një grua

0

Ekzekutohet një burrë dhe një grua në Itali.

Ata u qëlluan për vdekje në fshatin Castrovillari, në provincën e Kozencës.

Trupat e pajetë u zbuluan brenda një makine në lagjen Giammellona, ​​në një zonë të izoluar.

Trupi i burrit ishte në bagazhin e makinës, ndërsa i gruas në sediljen e shoferit.

Menjëherë pas zbulimit të trupave karabinierët kanë nisur hetimet për gjetjen e autorëve.

Burri ishte një person i arrestuar më parë, ndërkohë që gruaja ishte partnerja e tij.

Hetimet janë përqëndruar në të shkuarën e viktimave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu