TIRANË- Një 42-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është gjetur pranë Bashkisë së Tiranës e vetme. mësohet se 42-vjeçarja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo është shoqëruar në komisariatin numër 1 në Tiranë, ndërkohë që policia ka bërë thirrje për ndihmë për të vënë në dijeni familjarët e saj.
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 05.10.2023, rreth orës 17:30, është konstatuar e vetme në rrugë, në afërsi të Bashkisë Tiranë, shtetasja S. Sh., 42 vjeçe, nga Maqedonia e Veriut, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.